Skip to main content

Immagine Albanese, Shqiptare

Albanese, Shqiptare

 Ndërmjetësim kulturor, informacione të dobishme për qytetarët e huaj

Ndërmjetësimi kulturor ka si qëllim, nëpërmjet mediatorëve kulturor të kombsive të ndryshme dhe përkthyesve, të ndihmoj qytetarët e huaj në përdorimin e strukturave dhe të shërbimeve shëndetsore duke ofruar mbështetje në proçesin e diagnozave dhe të mjekimeve. Në zona të ndryshme të territorit gjenden sportele aktive të ndërmjetësimit kulturor dhe gjatë gjithë harkut ditor është i gatshëm një shërbim kulturor, me thërritje, si për personat e shtruar (i aktivizuar nga struktura e shtrimit) si për pacientët e ambulatoreve (nën kërkesën e operatorëve). Në shërbimin kulturor përfshihen, përveç përkthimit të dokumentave klinik edhe përkthime e përhapje të materialeve informuese, në rastet kur nevojitet, dedikuar të huajve. Në strukturat shëndetsore të vendosura në bregdetin e Romagna-s është i disponueshëm një shërbim përkthimi. Qytetari i huaj mund ti drejtohet njërës prej strukturave fikse të Ndërmjetësimit kulturor për të pasur informacionet e duhura në lidhje me proçesin mjeksor. Në rast shtrimi në Spital, Ndërmjetsimi kulturor mund të aktivizohet direkt nga operatorët shëndetsorë, informacione të dobishme në italisht, arabisht, frëngjisht, kineze dhe anglisht.

Asistencë shëndetsore për të huajt

Shërbimi Shëndetsor Rajonal i garanton asistencë shëndetsore qytetarëve të huajve të rregjistruar në Shërbimin Shëndetsor Shtetëror (Publik) dhe ofron disa shërbime shëndetsore të veçanta edhe për qytetarët emigrant pa lejen e qëndrimit: mjekime ambulatoriale dhe spitalore urgjente ( si p.sh. pronto soccorso/urgjenca) e gjithsesi shërbime themelore si në raste sëmundjesh dhe aksidentesh, kujdesim për shtatzaninë dhe lehonën, kujdesim për shëndetin e të miturve, vaksinime, ndërhyrje profilaksie kombëtare, profilaksi për sëmundjet ngjitëse, ndërhyrje të Sert (shërbime mbi vartësinë nga drogat) dhe shërbime të shëndetit mendor. Regjistrimi në Shërbimin shëndetsor shtetëror është falas. Duhet ti drejtoheni Sportelit të Distriktit të Ausl (Sportello Unico) të vendqëndrimit me kartën e identitetit, me lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno, ose me një dokument ku deklarohet që qytetari është në pritje të rinovimit apo lëshimit të lejes së qëndrimit) dhe me vetvërtetim të vendit ku banoni. Me rregjistrimin dorëzohet edhe karta shëndetsore që ka të njëjtin afat me lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno). Të huajt përkohësisht prezent në Itali (STP) dhe që nuk janë në rregull me hyrjen brenda shtetit dhe me lejen e qëndrimit, pajisen me mjë fletë të vlefshme (6 muaj) por të rinovueshme deri sa të përfundojë proçedura e lëshimit të lejes së qëndrimit. Karta shëndetsore dhe fleta me afat të përkohshëm janë dokumenta personale (mund të përdoren vetëm nga personi përkatës) dhe shërbejnë në rast nevoje shëndestore (vizita, analiza gjaku e analiza apo shërbime të tjera). Brenda strukturave mjeksore gjenden edhe shërbime që i dedikohen veçanërisht të huajve, si p.sh. Këshilltorja familjare dhe “Spazio”, një vend i dedikuar grave emigrante dhe fëmijëve të tyre. Në këto struktura, ku gjenden punonjëse ndërkulturore për të ndihmuar me shërbimet dhe marrëdhëniet me personelin shëndetsor, mund të drejtohen edhe qytetarët e huaj pa lejen e qëndrimit.

Rregjistrim në Shërbimin Shëndetsor Kombtar (SSN)

Për të përdorur shërbimet shëndetsore të ofruara nga Shërbimi Shëndetsor Shtetror (SSN), duhet të rregjistroheni në listat e të asistuarve nga AUSL. Mënyra e rregjistrimit dhe dokumentat që duhen paraqitur ndryshojnë në bazë të kategorisë përkatëse:

  • qytetarë italian me venqëndrim (residenza) dhe rezident të rinj të lindur
  • qytetarë të Bashkimit Evropian të rregjistruar në gjendjen civile të bashkisë në Itali
  • persona pa vendbanim të qëndrueshëm (p.sh.: persona që janë të detyruar të lëvizin vazhdimisht për punë)
  • qytetarë jashtë Bashkimit Evropian (ekstra komunitar)
  • të mitur të huaj të birësuar ose të dhënë në ngarkim apo para- birësim

Në momentin e rregjistrimit në S.S.N. kryhet zgjedhja e Mjekut të familjes (MMG) ose e Pediatrit të familjes (PLS) dhe lëshimi i vërtetimit të rregjistrimit e zgjedhjes së mjekut.

Zgjedhja dhe revokimi i Mjekut dhe Pediatrit

Rregjistrimi në Shërbimin shëndetsor shtetror dokumentohet nga Karta Shëndetsore që dërgohet në shtëpi nga Agjencia e të Ardhurave (agenzia delle entrate).

Kodi fiskal dhe karta shëndetsore e Emilia-Romagna

Është i mundur rregjistrimi për një periudhë të kufizuar në S.S.N. në AUSL e territorit në të cilin përfshihet bashkia ku banoni përkohësisht (jo vendqëndrimi/residenza). Rregjistrimi i përkohshëm mundo të aktivizohet për arsyet e mëposhtme:

  • arsye shëndeti
  • arsye pune
  • arsye studimi
  • arsye familjare
  • qëndrim i detyrueshëm apo liri provizore
  • papunësi

Ky banim në ktë bashki duhet të zgjasi më shumë se tre muaj dhe rregjistrimi në shërbimin shëndetsor në kto raste ka afat minimumi tre muaj e maksimumi një vit dhe në rast kërkese nga i interesuari mund të rinovohet. Agjencia e të ardhurave e dërgon kartën shëndetsore në adresën e vendqëndrimit edhe pse mund të jetë një tjetër Rajon (regione).

Rregjistrimi në Shërbimin shëndetsor shtetror: dërgimi i kartës shëndetsore

Gëzojnë të drejtën e rregjistrimit në Shërbimin shëndetsor shtetëror qytetarët italian me vendqëndrim, të lindurit e rinj vendqëdrues, qytetarët e Bashkimit Evropian me vendqëndrim në Itali, personat pa një vendqëndrim të caktuar, qytetarët jashtë Bashkimit Evropian me leje qëndrimi. Rregjistrimi në Shërbimin shëndetsor kombtar dokumentohet nga karta shëndetsore e cila dërgohet në shtëpi nga Agjencia e të Ardhurave (agenzia delle entrate). Tek karta janë të shënuara të dhënat civile të asistuarit dhe kodi fiscal. Kartën duhet ta paraqisni çdo herë që drejtoheni për shërbime shëndetsore të ofruara nga Shërbimi shëndetsor dhe nëse keni nevojë për shërbime mjeksore në vendet e Bashkimit Evropian. Për informacione në lidhje me kartën shëndetsore personale telefononi në numrin jeshil të Agjencisë së të Ardhurave 800 030 070, drejtohuni sportelit të Distriktit të Azienda Usl të vendqëndrimit ose konsultoni faqen dell'Agenzia delle Entrate

Çfarë nevojitet 

Karta identitetit, leje qëndrimi për të huajt, autodeklaratë vendbanimi.

Mjeku i familjes dhe pediatri që keni zgjedhur

Mjeku i familjes apo mjeku i përgjithshëm (MMG) ndjek të gjithë popullsinë nga mosha 14 vjeç e sipër. Gjithsesi, nëse familja dëshiron në moshën nga 6 deri 14 vjeç mund të zgjedhi mes mjekut të familjes dhe pediatrit. Pediatri i zgjedhur, i quajtur edhe Pediatri i familjes, është mjeku i besuar për fëmijët nga mosha 0 deri 14 vjeç dhe mjeku i posaçëm për fëmijët, për moshën e zhvillimit dhe adoleshencën. Ambulatori i Mjekut të familjes është i hapur pesë ditë në javë, nga e hëna deri të premten. Orari duhet të jetë i ekspozuar në hyrje të zyrës së mjekut. Në rast nevoje apo nën kërkesën e pacientit mjeku i familjes bën vizita shtëpie. Mjeku, pas vizitës së pacientit, mund të japi udhëzime për mjekim, mund të çoj për vizita tek mjekët specialist, për analiza laboratori ose të kërkoj shtrimin në spital. Për vizita dhe receta urgjente, nëse mjeku i familjes është në bashkëpunim me mjekë të tjerë të familjes (mjeksi grupi, mjeksi në rrjetë) pacienti mund ti drejtohet edhe njërit prej mjekëve bashkëpunues. Në rastet kur mjeku mungon, për sëmundje apo pushime, ka për detyrë ti komunikojë pacientëve të tij emrin e mjekut zëvendësues. Për urgjenca nate ose në ditët e festave dhe para festave mund ti drejtoheni mjekut të rojes (guardia medica).

Zgjedhja e mjekut të familjes ose pediatrit të besuar

Rregjistrimi në Shërbimin shëndetsor shtetror, i dokumentuar me kartën shëndetsore, ju jep të drejtën të zgjidhni mjekun e familjes (Mjekun e Mjeksisë së Përgjithëshme MMG) ose Pediatrin e besuar (Pediatri i zgjedhur – PDL).  Fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç duhet detyrimisht të rregjistrohen tek Pediatri i besuar. Nëse në zonën ku banoni nuk është i pranishëm Pediatri asistenca garantohet nga Mjeku i familjes. Zgjedhja e mjekut dhe e pediatrit mund të kryhet nga personi në sportelet e Distriktit shëndetsor të zonës së banimit nëpërmjet FSE (Fascicolo Sanitario Elettronico) ose nëpërmjet postës elektronike. Nëse ju duhet të zgjidhni mjekun si pasojë e transferimit nga një bashki në tjetrën në Rajone të ndryshme, mjafton të paraqisni dëshminë e anullimit të mjekut nga Ausl i mëparshëm.

Revokim i mjekut të familjes dhe pediatrit  të besuar

Në çdo moment mund ta revokoni zgjedhjen e mjekut të familjes apo të pediatrit të besuar. Mjafton ti komunikohet Distriktit Shëndetsor përkatës (AUSL) nga ana e pacientit, ose e përgjegjësit ligjor në rastin e të miturit, ose nga një person zyrtarisht i autorizuar. Natyrisht, pas revokimit, pacienti duhet të zgjedhi një mjek tjetër për të pasur vazhdimësi në asistencën mjeksore (shiko “zgjedhja e mjekut). Zgjedhja e mjekut mund të anullohet edhe në rast transferimi të adresës së pacientit: në ktë rast distrikti i vendbanimit të ri mundo të kërkojë një dokument ku deklarohet anullimi. Në hartën ndërvepruese "Kërko mjekun" mund të gjeni ambulatorët e mjekëve dhe pediatrave të Emilia -Romagna: adresat, oraret, numrat e telefonave, ambulatorët sa më pranë banesave, ambulatorët e mjekëve që bashkëpunojnë në grup.   "Kërko mjekun” përdor një rrjetë (Sole) të dhënash që lidh të gjithë mjekët e familjes dhe pediatrat. 

Shërbim asistence i Vazhdueshëm (ish Guardia medica)

  • Asistencë e vazhdueshme Telefonike
  • Ambulatorë për asistencë të vazhdueshme

Ky shërbim garanton një vazhdimësi të aktivitetit të Mjekut të Familjes dhe Pediatrit, që keni zgjedhur, në ato ditë e në ato orare kur këta nuk janë prezent: gjatë orëve të natës, në ditët para festave dhe gjatë festave. Shërbimet që ofron përputhen me ato të Mjekut të familjes dhe të Pediatrit.

Shërbimi i asistencës së vazhdueshme është aktiv nga ora 20 deri në orën 8 në ditë pune dhe nga ora 8 të së shtunës, o të ditëve para festave, deri në orën 8 të së hënës ose ditës së punës tjetër

Telefonatës, e cila rregjistrohet për të mbrojtur si qytetarin ashtu edhe shërbimin, i përgjigjet mjeku i rojes kompetent për territorin. Mjeku pasi ka marrë të dhënat personale inkuadron problemin shëndetsor dhe mund të:

1. japi këshillim telefonik;

2. japi udhëzime për vizitë ambulatori në rast nevoje

3. vendos të kryejë vizitë shtëpie

Mjeku i rojes mund të japi recetë, me shënimin “Servizio Continuita assistenziale” ku këshillohet shtrim në spital, çertifikatë sëmundjeje (rraport) për puntorët maksimumi tre ditëshe, ilaçe për terapi në raste urgjence për të mbuluar një periudhe jo më të gjatë se 48-72 orë; në raste shëndetsore të rënda mjeku telefonon direkt 118 për të thirrur ambulancën në vend.

Nëse keni nevojë për mjekun e rojes telefonojini numrit kompetent për territorin tua:

Oraret
nga e hëna deri të premten: 20.00-8.00
të shtunën
dhe para festave: nga ora 8.00 deri në orën 8.00 të ditës tjetër mbas fundjavës apo festave.

Zona Forlì

Tel. 800 533118

Bashkitë e përfshira

Bertinoro, Castrocaro Terme e Terra del Sole, Civitella di Romagna, Cusercoli, Dovadola, Forlì, Forlimpopoli, Galeata, Meldola, Modigliana, Portico dhe San Benedetto, Predappio, Premilcuore, Rocca San Casciano, Santa Sofia, Tredozio.

Zona Cesena

Tel. 800 050909

Bashkitë e përfshira

Bagno di Romagna, Borghi, Cesena, Cesenatico, Gambettola, Gatteo, Longiano, Mercato Saraceno, Montiano, Roncofreddo, San Mauro Pascoli, Sarsina, Savignano sul Rubicone, Sogliano al Rubicone, Valle del Savio, Verghereto.

Zona Ravenna

Tel. 800 244244

Bashkitë e përfshira

Alfonsine, Bagnacavallo, Bagnara di Romagna, Brisighella, Casola Valsenio, Castel Bolognese, Cervia, Conselice, Cotignola, Faenza, Fusignano, Lugo, Massa Lombarda, Ravenna, Riolo Terme, Russi, Sant'Agata sul Santerno, Solarolo.

Zona Rimini

Tel. +39 0541 787461

Bashkitë e përfshira

Bellaria Igea Marina, Casteldelci, Cattolica, Coriano, Gemmano, Maiolo, Misano Adriatico, Mondaino, Montefiore Conca, Montegridolfo, Montescudo-Monte Colombo, Montecopiolo, Morciano di Romagna, Novafeltria, Pennabilli, Poggio Torriana, Riccione, Rimini, Saludecio, San Clemente, San Giovanni in Marignano, San Leo, Sant’Agata Feltria, Santarcangelo di Romagna, Sassofeltrio, Talamello, Verucchio.

Asistencë për gratë emigrante dhe fëmijët e tyre

Gruaja emigrante, edhe pa leje qëndrimi mund ti drejtohet “Spazio”, vend i dedikuar grave emigrante, pranë Këshilltores familjare për asistencë personale dhe për fëmijët e saj. Në këtë strukturë grave u ofrohet asistencë për shtatzaninë, menopauzën, kontraceptivët dhe sterilitetin nëpërmjet këshillimit të mamisë dhe vizitës së gjinekollogut. Fëmijëve u ofrohen vizita pediatrike, bilance shëndetsorë, vaksinime, kontroll për tuberkulozin dhe sëmundjet ngjitëse. Në “Spazio” për gratë emigrante dhe fëmijët e tyre është e pranishme një ndërmjetëse kulturore për të ndihmuar në komunikim. Aty ku nuk është i aktivizuar shërbimi “Spazio” gratë e huaja mund ti drejtohen Këshilltoreve familjare ose Pediatrave të komunitetit.

Cfarë nevojitet?

Për personat pa leje qëndrimi është e nevojshme karta STP (i huaj i pranishëm përkohësisht)

 Ku të drejtohemi?

Këshilltores familjare dhe “Spazio” për gratë emigrante dhe fëmijët e tyre.

Kujt ti drejtohemi?

Asistencë për fëmijët endacakë dhe ekstrakomunitar

Këta fëmijë edhe pse nuk janë të rregjistruar në Shërbimin shëndetsor asistohen gjithsesi nga ana e Usl nëpërmjet pediatrave të komunitetit e nga “Spazio” (vend) për gratë emigrante dhe fëmijët e tyre duke vlerësuar nevojat, duke kryer bilance shëndeti, vaksinime, kontrolle për sëmundjet infektuese.

Asistencë dhe këshillim për të rinjtë

Të rejat dhe të rinjtë mund të drejtohen personalisht (edhe pa praninë e prindërve) në çift apo në grup në Këshilltoren familjare, në hapsirën e dedikuar për to (Spazio giovani). Ktu i presin operatorë që ofrojnë informacione, konsulencë, mbështetje edukative mbi tematikat seksuale, të jetës emocionale dhe relacionale, të kontraceptivëve dhe parandalimeve. Operatorët janë profesionist posaçërisht të formuar.

Në faqen Spazio giovani do të gjeni informacione të mëtejshm.

Konsulencë mbi kontraceptivët

Konsulenca mbi kontraceptivët duhet të ofrohet, nga ana e operatorëve të shërbimeve (Consultori familiari, Spazio Giovani, Spazio Giovani adulti e Spazio Donne immigrate), brenda 14 ditëve dhe jo më vonë se 30 ditë nga data e kërkesës. Kjo konsulencë mund të ofrohet nga mamia ose gjinekologu/gia. Konsulenca mbi kontraceptivët nga ana e mamisë në shërbimet e këshilltoreve është gjithmonë falas. Këshillimi nga ana e mjekut gjinekolog në këshilltore kryhet kundrejt një pagese (ticket) dhe është falas vetëm disa fasha moshash ose në disa kushte të veçanta. Pas këshillimit mund të jepen falas (gjithmonë vetëm për disa fasha moshash ose ne disa kushte të veçanta) këto metoda kontraceptive: kontraceptivë hormonal (hormone që gëlltiten, ato më përthithje lëkure ose me rrugë vaginale), impiante nën lëkurë, mekanisma brenda mitral (IUD bakri me lëshim progesteroni), kontraceptivë urgjent (hormonal ose IUD bakri) dhe prezervativ femror dhe mashkullor. Kushtet që duhet të përmbushen për të përfituar falas këto shërbime:

Qytetarë (meshkuj e femra) me moshë nën 26 vjeç

  • italian, qytetarë të bashkimit evropian dhe të huaj të rregjistruar në shërbimin shëndetsor (SSN) QË JANË REZIDENT (me vendqëndrim) DHE TË ASISTUAR NË RAJONIN E EMILIA ROMAGNA;
  • kërkues azili apo që gëzojnë mbrojtjen (PSU)
  • të huaj mbartës së kartës STP

Gra nga mosha 26-45 vjeç që gëzojnë “esenzione E02” (të papunësuara) ose E 99 (punonjëse të goditura nga kriza ekonomike) në 24 muajt pas ndërpritjes vullnetare të shtatzanisë ose në 12 muajt mbas lindjes:

  • italiane, qytetare të bashkimit evropian dhe të huaja të rregjistruara në shërbimin shëndetsor (SSN) QË JANË REZIDENTE (me vendqëndrim) DHE TË ASISTUARA NË RAJONIN E EMILIA ROMAGNA;
  • kërkues azili apo që gëzojnë mbrojtjen (PSU)

Nëse dikush paraqitet në këshilltoren familjare me recetën e një gjinekologu privat, apo të një mjeku tjetër, nuk mund ti jepet kontraceptivi falas. Për dhënien e kontraceptivëve falas është kusht kryerja e konsulencës mjeksore në këshilltoret.

Për informacione të mëtejshme drejtohuni tek këshilltoret e zonës përkatëse (shiko vendet ku ofrohet shërbimi). 

Vizitë nga mamia dhe bashkëbisedim për shtatzaninë

Gruaja shtatzanë mund të paraqitet direkt tek mamia e këshilltores për të verifikuar falas shëndetin e fetusit, për të marrë informacione mbi barrën, mbi asistencën gjatë lindjes në spital apo në shtëpi, për të programuar kontrollet e parashikuara dhe vizitat specialistike. Kjo vizitë bën pjesë në proçedurën e lindjes (percorso nascita), e kordinuar nga ana e disa operatorëve dhe shërbimeve, që ndjekin gruan nga fillimi i shtatzanisë deri pas lindjes.

Urgjenca (pronto soccorso) dhe Ndihma e shpejtë

Urgjenca shërben për personat me nevoja mjeksore urgjente.

Për situata jo urgjente drejtohuni direkt mjekut të familjes ose rojes mjeksore (guardia medica). Nëse i drejtoheni Urgjencës pa nevojë reale urgjente paguani 25 euro për vizitën e parë të kryer nga mjeku i Urgjencës. Pikat e Para të Ndërhyrjes (PPI, punti di primo intervento) ndërhyjnë në rast sëmundjeje urgjente jo shumë të rëndë. Në raste urgjence të rënda në këto pika bëhet vetëm stabilizimi dhe transportimi i pacientëve në Urgjenca (pronto soccorso) më të përshtatëshme për këto raste. Këtu mund të konsultoni numrin e “hyrjeve të pacientëve në Urgjencë”, në bazë të rëndesës së urgjencës e kompleksitetit të vlerësimit të kuadrit klinik dhe kohën pritëse mesatare të 24 orëve të fundit

Përparsia për pranim në Urgjencë

I drejtohen Urgjencës personat që kanë nevojë për ndihmë mjeksore urgjente.

Mund të shkohet në Urgjencë vetë ose me ambulancë, në rastet më të rënda, duke telefonuar numrin 118.  Vizita në Urgjencë bazohet mbi përparsinë e rëndesës së urgjencës, ku çdo urgjencë klasifikohet në bazë të një kodi me ngjyrë:

kodi kuq:

Situatë shumë kritike, ndërhyrje e menjëhershme.

kodi portokalli:

Situatë kritike, ndërhyrje e shpejtë, 15 minuta pritje maksimumi.

kodi bojqielli:

urgjencë që pret, 60 minuta pritje maksimumi

kodi jeshil:

situatë pak kritike, urgjencë e ulët, pritja 120 minuta

kodi bardhë:

situatë jo kritike, pranim jo urgjent, 240 minuta.

 

Në raste jo urgjente është e arsyeshme ti drejtoheni direkt mjekut të familjes.

Ngjyra e kodit caktohet gjatë vlerësimit të kuadrit klinik me të cilin garantohet fakti që pranimi në urgjencë të bëhet sipas kriterit të urgjencës.

Triazhi (vlerësimi i kuadrit klinik) është në kompetencën e infermierëve. Për të caktuar përparsinë e urgjencës konsiderohet problemi kryesor shëndetsor, sa kritik është, rreziku i përkeqsimit dhe mjekimi më i përshtatshëm. Në caktimin e kodit merren parasysh edhe faktorë të tjerë, si niveli i dhimbjes, mosha, sa delikat është pacienti dhe nëse ka endikap, dhe situata në kontekst. Bëhet fjalë për një proçes dinamik, ku situata vlerësohet periodikisht sepse gjendja e pacientëve në pritje për tu vizituar nga mjeku mund të përmirsohet ose përkeqsohet dhe si rrjedhojë mund të lindi nevoja për të rishikuar përparsinë dhe proçedurën e mjekimit.

Pagesa e urgjencës

Mjekimi në Urgjencë (pronto soccorso) është falas vetëm në rastet kur konsiderohet me të vërtetë një urgjencë. Nëse i drejtoheni urgjencës në raste jo urgjente shërbimi që ju ofrohet është me pagesë dhe kushton 25 euro vizita e parë e kryer nga mjeku i urgjencës.

Kësaj pagese i shtohen:

  • 23 euro për çdo tjetër vizitë konsultimi që në raste të caktuara mund të kërkoj mjeku i urgjencës
  • Një pagesë maksimale prej 36.15 euro për çdo 8 ndërhyrje të së njëjtës fushë (p.sh. analiza laboratori, vizita radiologjike) të porositura nga mjeku i urgjencës, me përjashtimet e parashikuara nga normativa (pamvarësisht nga vlera totale e kontrolleve të porositura)

Kush i drejtohet urgjencës për arsyet e mëposhtme nuk paguan:

  • trauma brenda 24 orëve të mëparshme
  • trauma që ka ndodhur më parë se 24 orë dhe ka qënë e nevojshme ndërhyrja mjeksore
  • helmim akut
  • aksident n
  • dhimbje veshkash, krizë azmatike, dhimbje kraharori, aritmi, glaukomë akute, prani e një sendi të huaj në sy, rrjedhje gjaku nga hunda, send i huaj në vesh
  • ndërlikim pas një operacioni kirurgjikal që shtyn pacientin të shkoj në urgjencë brenda 3 ditëve pas nxjerrjes nga spitali
  • probleme dhe sintoma të lidhura me shtatzanin

 Gjithashtu nuk paguan kush:

  • shtrohet në repartin e terapisë intensive (OBI) për shqyrtime mjeksore të mëtejshme për të cilat nevojitet nga 6-24 orë shqyrtim
  • shtrohet në cilido repart të spitalit
  • i drejtohet urgjencës me kërkesë të mjekut/pediatrit të familjes, mjekut të rojes ose të mjekut të një urgjence tjetër
  • është nën 14 vjeç
  • përjashtohet nga pagesa për patologji, për arsye ekonomike o në bazë të normativës së parashikuar në nivel kombtar apo rajonal
  • është i huaj përkohësisht i pranishëm (STP) me deklaratë varfërie

  I huaji përkohësisht i pranishëm nuk ka për detyrim paraqitjen e dokumentave në lidhje me lejen e qëndrimit për tu ndjekur nga ana mjeksore. Pranimi i tij në strukturat mjeksore publike, në emilia-romagna, nuk përbën senjalizim në autoritetet gjyqsore.

 Për informacione të mëtejshme mbi  përjashtimin nga pagesa (esenzione dal ticket) telefononi në numrin jeshil te shërbimit sanitar rajonal (al numero verde unico del Servizio sanitario regionale) 800 033 033, nga e hëna deri të premten nga ora 8,30-18,00, të shtunën nga ora 8,30-13,00.

Bashkë pagesa dhe kushtet për përjashtimin nga pagesa e shpenzimeve shëndetsore

Çfarë nevojitet

I huaji përkohësisht i pranishëm (STP) për tu përjashtuar nga pagesa duhet të paraqesi një autodeklaratë varfërie dhe kartën STP. I HUAJI QË NUK ËSHTË I RREGULLT ME DOKUMENTA MUND TI DREJTOHET PA PROBLEM STRUKTURAVE SHËNDETSORE PUBLIKE TË RAJONIT (SSR: mund ti drejtohet strukturave dhe nuk ka detyrim të paraqesi dokumenta që vërtetojnë regullsinë e qëndrimit; edhe pse nuk është në rregull me dokumentat e qëndrimit nuk mund të senjalizohet tek Autoritetet gjyqsore.

Normativa  referuese

Ligji 28/12/95 n.459; Dlgs 124 i 29/4/98; DPR 27 mars 1992; Qarkullore rajonale n. 16 del 1992; Qarkullore rajonale n. 33 i 1993; Vendim i kuvendit rajonal n. 264 del 24/2/2003; Qarkullore rajonale n. 5 i 19/3/2003; ligji financiar 2007, Vendim rajonal 1035/2009, Vendim rajonal 389/2011, në 1 maj 2011

Qendra Urgjente e Asistencës (Centro di Assistenza Urgenza CAU)

është një strukturë shëndetsore ku në mënyrë të vazhdueshme punojnë mjekë dhe infermierë, të formuar, të gatshëm për të asistuar pacientët me probleme urgjente jo të rënda. Qendra është e hapur të shtata ditët e javës dhe pranimi bëhet direkt.

Tek CAU shërbimet e mëposhtme janë FALAS:

  • Vizitë mjeksore
  • Çertifikata
  • Trajtim farmakologjik kur nevojitet
  • Rekomandim mjekimi/medikamentesh në rast sëmundjesh të reja apo në raste terapie mjeksore esenciale
  • Ndërhyrje kirurgjikale të vogla (p.sh., qepje apo mjekim plagësh)
  • Ndihmë specifike në prani të ngjarjeve me origjinë traumatike

Qytetari që i drejtohet CAU pritet nga një infermier i cili e interviston për të marrë të dhëna mbi nevojën e tij mjeksore dhe më pas vizitohet nga mjeku për të arritur në një diagnozë. Mjeku më pas vlerëson nëse është e nevojshme të rekomandoj vizita tek specialisti apo jo. Rezultati i vizitës së kryer tek CAU gjendet në Fashikullin Elektronik Shëndetsor të qytetarit. Pasi të jenë kryer të gjitha thellimet e sygjeruara, fashikulli duhet të vlerësohet nga mjeku bazës/familjes apo pediatri që është zgjedhur, pasi janë pika e referimit për qytetarin i cili nuk duhet të rikthehet tek CAU. Vizita apo disa nga shqyrtimet e mëtejshme ( si p.sh. ECG ose disa analiza gjaku) të kryera tek CAU janë falas për të gjithë qytetarët rezidentë të Rajonit (Regione) , ndërsa për të tjerët kushton 20 euro që i paguhen mjekut pasi ti ketë lëshuar faturë. Sygjerimet e dhe vizitat e mëtejshme tek specialistat, për kompletimin e diagnozës, të rekomanduara nga mjeku i CAU janë në ngarkim të qytetarit.

Ktu poshtë gjeni listën e simptomave kryesore për të cilat mund ti drejtoheni CAU:

  • Dhimbje koke të moderuar/migrenë
  • Djegie të vogla/diellore
  • Probleme me shikimin
  • Kontraksion muskular
  • Dhimbje syri
  • Dhimbje kyçash/artikulacionesh
  • Irritim i shkaktuar nga lentet e syrit
  • Diarre (pa gjak)
  • Sy të skuqur me sekrecione/ Konjuktivit
  • Çrregullime anale
  • Goditje të syrit pa probleme në shikim
  • Dhimbje barku të moderuar
  • Send/diçka i pranishëm në vesh
  • Dhimbje mesi (si therje veshke)
  • Dhimbje veshi
  • Përzierje apo vjellje të vazhdueshme
  • Kufizim të dëgjimit ose tapë dylli në vesh
  • Dhimbje mesi
  • Gjak nga hunda
  • Djegie dhe vështirësi në urinim
  • Dhimbje dhëmbi
  • Bllokim apo zëvendësim i kateterit urinor
  • Probleme pas heqjes së një dhëmbi
  • Alarmizëm dhe gjëndje frike e ankthi
  • Ngrirje të qafës
  • Temperaturë
  • Kollë, grip, dhimbje fyti e rrufë
  • Mjekim plage dhe heqje e penjëve
  • Trauma të vogla (në këmbë, në kyçin e këmbës, gjunjët, bërryl, në kyçin e dorës, dorën)
  • Plagë të vogla
  • Kruajtje, fryerje ose skuqje të lëkurës
  • Çrregullim i glicemisë
  • Pickim nga insekte dhe kafshim nga kafshë

KUJDES!!!

Për patollogji të rënda si dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke të jashtëzakonshme, dhimbje barku të forta, është gjithmonë e nevojshme ti telefononi 118. Nëse një person me sëmundje të rëndë, si p.sh. dhimbje kraharori dhe vështirësi në frymëmarrje, i drejtohet CAU do të aktivizohet menjëherë 118 për trasferimin në spital.